Presidenti i UBT-së po qëndron në Budapest të Hungarisë

20/06/2011

Prishtinë,  20 qershor 2011- Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi po qëndron për disa ditë më radhë në Budapest të Republikës  së Hungarisë,  ku do zhvilloj një varg takimesh  të njëpasnjëshme të rëndësishme  në nivel botëror , si në  Asamblenë gjenerale  116  të organizatës EOQ , e cila do i zhvilloj punimet gjatë ditës së sotme. 

Presidenti i UBT-së  ne asamblenë në fjalë  përveq që do flas për  për zhvillimet e fundit në Kosovë në fushën e cilësisë dhe të standardeve, ai do e  përfaqësoj edhe  organizatën Quality Kosova. Quality Kosova është themeluar dhe drejtohet nga UBT dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi (Europian Organization for Quality). Quality Kosova funksionon që nga viti 2006 dhe është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve, si ISO 9001 e të tjerë.
Më 20- 22 qershor 2011, në Kongresin  Botëror për Kualitet  “55 EOQ Congress as World Quality Congress”- I pari i UBT-së  do  e prezantoj hulumtimin  e tij: “Zhvillimin e sistemeve të avancuara për menaxhimin e cilësisë në ekonomitë emergjente”.  Në këtë kongres  marrin pjesë ekspertë , shkencëtar dhe hulumtues nga mbarë bota.

Po ashtu më 22 qershor 2011,   zhvillohet takimi i organizatës  Aleanca Botërore për Cilësi, dhe do marrin pjesë të krerët e të  gjitha asociacioneve  të shumicës së shteteve kontinentale, kësaj ftese i është bërë edhe Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi.