Presidenti i UBT-së, dr. Hajrizi, mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar në Hungari

28/10/2013

Prishtinë, 28 tetor 2013-  Në vazhdën e aktiviteteve me karakter shkencor të zhvilluara jashtë vendit , presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, për tre ditë me radhë ka qëndruar në Pecs të Hungarisë, me ç’rast ka marr pjesë në Simpoziumin e nëntë me radhë Ndërkombëtarë Shkencor “Architecture, Engineering and Information Technology”, të organizuar nga Universiteti  i Pecs të Hungarisë. 

 

Në kuadër të këtij Simpoziumi, presidenti i UBT-së, dr. Hajrizi, prezantoi punimin e tij shkencor me titull “Reflektimi në vlerësimin dhe akreditimin institucional të programeve studimore në vendet në tranzicion: UBT dhe Republika e Kosovës si rast studimi”.

 

Presidenti i UBT-së, dr. Hajriz, me ftesën e organizatorit është edhe anëtar i komitetit shkencor të këtij simpoziumi.