Praktika konkrete në qendër të studimeve juridike në UBT

21/05/2025

Studentët e Fakultetit Juridik të UBT-së, dega në Prizren, kanë zhvilluar së fundmi ushtrime praktike të lëndës Klinikë Ligjore, të udhëhequra nga prof. Besim Arifi, ligjërues i kësaj lënde dhe i të Drejtës Penale.

Këto aktivitete përfaqësojnë një qasje moderne dhe të orientuar nga praktika në edukimin juridik që ofron UBT, duke i përgatitur studentët jo vetëm teorikisht, por edhe profesionalisht për sfidat reale të sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe më gjerë.

Prof. Besim Arifi thekson rëndësinë e këtyre ushtrimeve në ndërlidhjen e njohurive teorike me rastet konkrete dhe praktikat ligjore që studentët do të përballen në të ardhmen.

“Studentët kanë nevojë të ndiejnë terrenin, të përballen me rastet, të analizojnë dokumente dhe të mësojnë përmes përvojës konkrete. Kjo është esenca e Klinikës Ligjore dhe një nga pikat më të forta të programit tonë në Juridik në UBT”, u shpreh Prof. Arifi.

Fakulteti Juridik në UBT vazhdon të jetë ndër më të kërkuarit për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë në fushën e drejtësisë, duke ofruar kombinimin ideal të teorisë me praktikën, ligjërues me përvojë dhe infrastrukturë moderne në të gjitha kampuset, përfshirë edhe atë në Prizren.