Po vazhdojnë punimet konferencës shkencore të studiuesve të rinj të UBT-së

15/06/2012

Prishtinë,  15 qershor 2012 –  Në vazhdën konferencës shkencore të studiuesve të rinj  të UBT-së,  dhe në kuadër të kësaj konference,   sot është  organizuara videkonferenca  ndërkombëtare me temën “ Mitologjia, balada , legjenda dhe drama  shqiptare” .

 

Videokonferenca u organizua në dhe nga UBT në bashkëpunim Universitetit Bunkyo-Tokio të Japonisë, ndërsa organizatorë të saj ishin prof. Yuko Ikuta,  nga Fakulteti i Marrëdhënieve  Ndërkombëtare në Bunkyo University dhe Kreshnike Haliti  në UBT,  si dhe disa studentë kosovarë dhe ata japonezë të Bunkyo University. 

 

 

“Mitologjia, balada , legjenda dhe drama  shqiptare”,  ishte tema e radhës që u diskutua mes dy palëve,  ku studentët e dyja institucioneve  patën mundësinë e shkëmbimit  për  pikëpamjet e tyre mitologjike  në mes të dyja vendeve.  Studentët e Bonkyo-së patën mundësinë të dinë më shumë për letërsinë tonë popullore dhe dramën.  

 

 

“ Të gjithë popujt e botës kanë legjenda e tyre. Po ashtu edhe shqiptarët kanë legjendat e tyre, disa në nivele më të ulëta e disa kanë arritur që të jenë edhe legjenda gjithë popullore. Legjenda gjithë popullore ndër shqiptaret  janë ajo.  Gjergj Elez Alia, Rozafa, Besa e Konstadinit, Ymer Agë Ulqini, tha  Sumeja  Zhilivoda, e cila më konkretisht foli për legjendën “Besa e Konsatdinit”. 

 

 

Kurse Florentina Musliu, foli për tregime të shumta për fëmijë, dhe për të dhe të pranishmit nxiti interesim të madhe tregimi “Ali Baba dhe dyzet hajdutët të ndaluar para një shpelle”. 

 

 

Andrra Sylqe, foli për   “Nitën “ e Josip Relës, dhe për vepra  tjera  të ndryshme  nga letërsia shqipe.

 

 

Edhe Jeta Belallari, foli për legjendën e Rozfatit,  duke ju referua romanit “ Ura me tre harqe”, të shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare.  

 

Punimet e Konferencës  po zhvillohen në objektin e  UBT,  dhe do zgjasin edhe nesër,  deri më 16 qershor 2012.