Përmbyll punimet ANV-ja e Stomatologjisë

16/07/2019

Aktiviteti dinamik i Fakultetit të Stomatologjisë në ANV, u përmbyll me ligjërata tematike e me ligjërsues që janë edhe ekspertë të fushës së stomatologjisë.

 

Në fillim profesori Hysamedin Feraj, ligjëroi temën: “Kushti etiko-politik i profesionit”, më pas Xhevdet Aliu shtjelloi ligjëratën “Laseri në stomatologji”, teksa në fund u prezantua tema: “Kontrolli i infeksionit në praktikën dentare”, nga ligjëruesja Ferjalle Perjuci.

 

Pas ligjëratave tematike, u mbajt edhe ceremonia e ndarjes së certifikatave, e cila kurorëzoi punën disaditore me aktivitete të llojllojshme të pjesëmarrësve të akademisë.