Përfaqësuesit e UBT-së ndajnë ekspertizën dhe përvojën në konferencën “Trajnimi dhe ndikimi i tij në zhvillimin e shërbimit civil”

09/10/2018

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dhe ligjëruesi në UBT, Besnik Skenderi kanë marrë pjesë në konferencën rajonale “Trajnimi dhe ndikimi i tij në zhvillimin e shërbimit civil”, organizuar nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

 

Në këtë konferencë Hajrizi ka treguar mbi inovacionet në metodat e mësimdhënies dhe për zbatimin e teknologjisë së re në fushën administratës publike.

E për tërë kontributin e dhënë në këtë fushë, UBT, në krye me rektorin Hajrizi, është falënderuar nga ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

 

Në kuadër të kësaj konference janë trajtuar çështje të rëndësishme siç është modernizimi i administratës publike, profesionalizmi dhe zhvillimi i mëtejmë i shërbimit civil, me qëllim që qytetarëve kosovarë dhe bizneseve në Kosovë t’ju ofrohen shërbime sa më cilësore.

Qëllimi kryesor i konferencës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira për zbatimin e procesit të reformës së administratës publike, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe profesionalizimin e shërbimit civil, trajnimin dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të administratës publike, teksa në të morën pjesë zyrtarë qeveritarë, parlamentarë, përfaqësues të institucioneve përkatëse të trajnimit të administratës publike, organizatat ndërkombëtare, përfaqësuesit e akademisë, dhomat e tregtisë dhe organizatat e shoqërisë civile.