Përdorimi i teknologjisë në sport tema kryesore në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes

23/06/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, do të organizojë aktivitete të ndryshme me pjesëmarrjen e shumë ekspertëve dhe profesionistëve të fushës së sportit.

 

Temat që do të trajtohen në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, do të përqendrohen në sport dhe teknologji, duke ndërlidhur rëndësinë e përdorimit të teknologjisë në sport.

 

Akademia është e rëndësishme sepse do t’iu jap pjesëmarrësve një pasqyrë të detajuar mbi rolin dhe rëndësinë e përdorimit të teknologjisë në sport, gjithashtu pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri edhe rreth testimit të performancës në sport, si dhe rreth organizimit të eventeve dhe garave sportive.

 

Ndër të tjera, diskutimet gjatë forumeve dhe punëtorive që organizohen përgjatë akademisë do të përqendrohen në metoda dhe teknika të ndryshme që lehtësojnë të mësuarit dhe përvetësimin e njohurive në epokën digjitale.

 

Pas përfundimit te akademisë, studentët dhe pjesëmarrësit do të jenë në gjendje: të vlerësojnë rolin dhe rëndësinë e teknologjisë në sport, do të kenë mundësi të demonstrojnë format dhe metodat e testimit të performancës sportive, si dhe do të dinë të organizojnë gara sportive dhe evente të tjera, duke fituar njohuri të reja organizative.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022