Pasurohet sektori i drejtësisë në UBT

24/07/2012

 

Prishtinë, 24 korrik 2012-  Jo vetëm menaxhmenti  i  lartë  që ka kujdes dhe interesim të madh ndaj Bibliotekës  së UBT,  por edhe stafi  akademik, të cilët thuaj  çdo ditë sjellin dhe e furnizojnë  këtë bibliotekë  më tituj më të rinj të librave nga fushat e ndryshme shkencor .

Vlen të veçojmë se gjatë këtyre ditëve Prof. Dr. Zejnullah Gruda,  nga biblioteka personale  ka sjellë  një numër të madh të titujve të librave nga fusha e drejtësisë në  Bibliotekën e UBT.

Tash tutje, përveç departamenteve tjera, edhe studentët  e Fakultetit Juridik në UBT, kanë literaturë  të bollshme për studime më të thela dhe më efektive.

Biblioteka e UBT  funksionon si pjesë e institucionit dhe posedon infrastrukturë ndërkombëtare në të gjithë hapësirën e punës dhe të shërbimeve.

Biblioteka është e furnizuar me libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare. Publikimet që janë fituar zakonisht janë nga qendrat e mirënjohura ndërkombëtare si Vienna University of Technology, Harvard University, Oslo University, Oakland University, Nice University, etj

Biblioteka e  UBT-së studentëve të vet ju  mundëson  qasje direkte në e-Libra (libra elektronikë) dhe artikuj online, që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.