Partneriteti publiko – privat apo kompania private !

16/02/2011

                                                       
UBT organizoi konferencë me temën  Programi për menaxhimin e zonave ekonomike në Kosovë

                 
                   Partneriteti publiko – privat  apo kompania  private !

Katër modele për menaxhimin e zonave ekonomike por,  për të pranishmit në konferencë më pëlqyeri mbeti modeli si partneriteti publiko – privat ose  kompania publike për menaxhim dhe disa shërbime të ofruara nga kompanitë private,  dhe modeli tjetër kompania private për menaxhimin e zonave ekonomike, dhe modelet në fjalë  u diskutuan gjatë konferencës me temën Programi për Menaxhimin e zonave ekonomike në Kosovë.

Prishtinë, 15 shkurt 2011 – Në ambientin e  UBT,  për të tretën me radhë  është organizuar konferenca  në vazhdimësi me temën “Programi për menaxhimin e zonave ekonomike”,  si vazhdimësi e projektit të iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), respektivisht nga Agjencia për Mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (AMNVM) dhe të implementuar dhe koordinuar  UBT-ja.

Me këtë rast,  në konferencë  u  prezantuan  eksperiencat rajonale dhe ndërkombëtare të menaxhimit të zonave ekonomike dhe gjithashtu janë prezantuar eksperiencat e marra nga vizita studimore që janë bërë nëpër vende të ndryshme rajonale dhe në botë, më konkretisht vizitat në Republikën e Gjermanisë, si parkun teknologjik të Dortmundit dhe eksperiencat e marra nga vizita studimore në Republikën e Sllovenisë, etj.

“Qëllimi i vizitës ishte që të merren praktikat e mira rreth menaxhimit të zonave ekonomike pasiqë,  nga përvojat dhe nga praktikat e mira mund të krijojmë një vizion më të qartë rreth asaj se si në të vërtetë mund të menaxhohen më mirë zonat ekonomike , dmth,  cili model do të ishte më i miri për rastin e Kosovës”, tha Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.  Më tej i pari i UBT-së, Dr. Hajrizi,  rëndësi në debat i dha anëve  pozitive nga vizitat në fjalë , si për aspektet ligjore, aspektet menaxheriale –organizative, ato financiare etj.

Po ashtu gjatë konferencës më theks të veçantë dhe me  gjerësisht  u diskutua rreth katër  modeleve të kompanisë për menaxhimin e zonave ekonomike si: modeli i parë,  një kompani publike qendrore që do ti menaxhoj të gjitha Zonave Ekonomike në Republikën e Kosovës,  modeli i dytë, ku shihet një kompani publike për çdo zona ekonomike të themeluar nga Qeveria e Kosovës apo nga komunat,  modeli i tretë,   partneritet publiko privat – kompani publike për menaxhim dhe disa shërbime të ofruara nga kompanitë private dhe  modeli i katërtë,  kompani private për menaxhimin e zonave ekonomike.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimit favorizuan gati të gjitha modelet,  por më të pëlqyera ishin dy modelet e fundit si partneritet publiko – privat,  kompani publike për menaxhim dhe disa shërbime të ofruara nga kompanitë private dhe modeli kompani private për menaxhimin e zonave ekonomike.
 
Pjesëmarrësit në fund u pajtuan që për këto dy modele të bëhet struktura komplete e kompanive me të gjitha parametrat e nevojshme për funksionim në mënyrë që të prezetohen para grupit punues në konferencën e  radhës , ku në këtë konferencë  do të vendoset për modelin e kompanisë që do të menaxhoj Zonat Ekonomike në vend.

Pjesëmarrësit në konferencë  ishin nga institucionet si: MTI-AMNVM , ZKM , MEF, MEF,  MEF, MEF, MTI-AMNVM , MTI-AMNVM , MTI-AMNVM, MTI-AMNVM, MTI-APIK –MTI – MAPL, Asociacioni i Komunave, Qendra për Zhvillim Regjional, Qendra për Zhvillim Regjional,  Qendra për Zhvillim Regjional, Qendra për Zhvillim Regjional , Qendra për Zhvillim Regjional , Oda Ekonomike e Kosovës ,  Aleanca Kosovare e Biznesit , Oda Ekonomike Amerikane , Banka Botërore, etj.

Konferenca rezultoi të ketë pasur debat të frytshëm dhe prezantim të projektit,  ndërsa në konferencën e radhës apo të fundit, do të vendoset për modelin e kompanisë që do të menaxhoj Zonat Ekonomike në vend.