Oda e Farmacistëve akrediton Konferencën Ndërkombëtare të Farmacisë, mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit

19/10/2021

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka akredituar Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Farmaci, kësisoj, të gjithë personat që do të marrin pjesë në këtë konferencë do të kenë mundësi të fitojnë pikë (kreditë), që do t’i shfrytëzojnë për rilicensimin e tyre.

 

Njoftohen të gjithë të interesuarit, se me pjesëmarrjen në këtë konferencë poentimi do të jetë si vijon:

 

Pjesëmarrja aktive – 15 pikë;

Pjesëmarrja pasive – 12 pikë;

Ligjërues të ftuar  – 17 pikë.

 

Pagesa për pjesëmarrje në konferencë është 21 euro dhe pagesa duhet të dërgohet në e-mailin e konferencës: [email protected] deri më datën 29.10.2021, dhe është e rëndësishme që në përshkrim të pagesës të shënohet: Konferenca për Farmaci si dhe emri e mbiemri i pjesëmarrësit.

 

Pagesa mund ta realizoni përmes kësaj llogarie bankare:

 

Name of the account holder: UBT SHPK KOLEGJI NDERKOMBETAR PER BIZNES

Full account number (including bank codes) / IBAN: XK05-2011-0000-0392-7958

Account number (Numri i llogarisë): 20-11-0000039279-58

Name of Bank: TEB Bank

Address of branch: Agim Ramadani, Nr. 15, 10000 Prishtinë

BIC / SWIFT: TEBKXKPR

 

Pjesëmarrësve të cilët realizojnë pagesën, qasja në konferencë ju krijohet pas dërgimit të konfirmimit të realizimit të pagesës në e-mailin: [email protected].

 

Për më shumë detaje rreth konferencës, klikoni në https://conferences.ubt-uni.net, si dhe për agjendën e konferencës së farmacisë klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net/2021/conferences/pharmaceutical-and-natural-sciences/