NJOFTIM:Ftohen studentët e UBT-së të aplikojnë në Akademinë Politike të organizatës “Friderich Erbert Stiftung”

20/03/2018

 

Organizata gjermane, “Friderich Erbert Stiftung”, ka shpallur thirrje të hapur për aplikim për Akademinë Politike, e cila do të fillojë më 24 maj dhe do të përfundojë më 2 qershor të këtij viti.

 

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 23 mars, në ora 16:00, teksa inkurajohen të aplikojnë studentët dhe të rinjtë e të dy gjinive, pa dallim etnie apo feje.

 

Kushtet dhe konditat e pjesëmarrjes:
Thirrja për aplikime është e drejtuar për:
1. Çdo qytetar të Kosovës të moshës 20-35 vjeç, që është duke studiuar ose është aktiv në jetën publike në Kosovë (sektori i OJQ-ve, sektori privat etj);
2. Secili që ndan dhe beson në vlera, si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe mosdiskriminimi;
3. Gjithkush që është i angazhuar politikisht apo socialisht ose që synon të bëhet aktiv/e në të ardhmen në jetën shoqërore dhe politike;
4. Çdokush që ka njohuri themelore të shkencave sociale dhe politike;
5. Çdokush që posedon njohuri të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në shkrim)

 

Për të aplikuar nevojiten:

 

1. CV me detajet e kontaktit (në anglisht)
2. Letër motivuese (në anglisht, maksimumi 1 faqe, A4, Times New Roman 12, 1.5)

 

Përzgjedhja e kandidatëve

Procesi i përzgjedhjes përbëhet nga dy faza. Në fazën e parë, kandidatët do të jenë të përzgjedhur në bazë të arritjeve të tyre personale (përfshirë arsimin akademik, arsimin joformal, përvojën e punës, punën vullnetare dhe praktikat e përmendura në CV dhe esenë.
Kandidatët e kualifikuar do të ftohen në një intervistë, që do të zhvillohet gjatë prillit 2018. Intervistat do të zhvillohen në gjuhën angleze.

 

Të gjithë të interesuarit në pjesëmarrjen në programin e Akademisë Politike paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej 50 eurosh, pasi të jenë pranuar dhe të kenë pranuar letrën e pranimit përmes e-mailit.
Të gjitha dokumentet e kërkuara për aplikim duhet të dërgohen në email-in:
[email protected]