NJOFTIM: Nesër, më 6 prill, mbahet ekspozita Dizjanimi i Sheshit në Ferizaj

05/04/2019

Nesër, më 6 prill 2019, me fillim nga ora 11:00, në ndërtesën e inovacionit (ish-shtëpia e kulturës), në Ferizaj, do të mbahet ekspozita  Open Space/Dizajnimi i Sheshit.

 

Ekspozita është punuar nga profesori Skender Kosumi, asistentët e UBT-së Gresa Ramosaj, Rineta Jashari, Sadije Kelmendi, Vigan Perani, në bashkëpunim edhe me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në UBT.

 

Të gjithë të interesuarit mund të jenë pjesë e kësaj ekspozite, të cilët mund shohin dhe të informohen për realizimin e punimeve.