Një delegacion i “Universal Peace Federation” vizitoi Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së

bool(false) 24/11/2021

Një delegacion i “Universal Peace Federation” ka vizituar Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, nga ku janë pritur nga drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof.dr. Muhamet Ahmeti, dekani i Fakultetit Juridik në UBT, prof.dr. Visar Hoxha, dekani i Fakultetit Shkenca Politike në UBT, prof.dr. Dritëro Arifi, si dhe prodekanja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Hajdi Xhixha.

 

Delegacioni i përbërë nga kryetari i “Universal Peace Federation”, dr. Katsumi Otsuka, presidenti i “Universal Peace Federation”, dr. Jacques Marion dhe Mark Brann, sekretarja e përgjithshme e “Universal Peace Federation” për Kosovë, Ejona Icka, si dhe sekretari i përgjithshëm i “Universal Peace Federation” për Shqipëri, Gani Rroshi, u njoftuan me punën, angazhimin dhe të arriturat e UBT-së ndër vite, në shërbim të zhvillimit të arsimit, shkencës dhe inovacionit në Kosovë dhe rajon.

 

Ndër të tjera, ata u njoftuan nga menaxhmenti i UBT-së për funksionimin e institucionit më të madh akademik në vend, infrastrukturën moderne të institucionit, si dhe për projektet e realizuara nga studentët e UBT-së.

 

Nga ky takim, të dy palët lanë të hapur mundësinë e bashkëpunimit mbi studime të paqes, me fokus shkëmbimin e studentëve dhe stafit, si dhe hulumtime dhe kërkime të përbashkëta në fushën e paqes.