Një kompani publike që do menaxhoj zonat ekonomike

09/02/2011

 

Një kompani publike që do menaxhoj zonat ekonomike

“Zonat ekonomike mund të gjenerojnë një zhvillim të madh ekonomik për të cilin vendi jonë ka shumë nevojë”, tha Presidenti  UBT-së, Edmond Hajrizi

 

Prishtinë, 08 shkurt 2011 – Në ambientin e UBT, sot është organizuar takimi i dytë grupit punues,  për të diskutuar për projektin “Programi për menaxhimin e zonave ekonomike”,  si vazhdimësi e projektit të iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), respektivisht nga Agjencia për Mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (AMNVM) dhe të implementuar dhe koordinuar  UBT-ja.

 

Në takim fillimisht është prezantuar hulumtimi që deri më sot  ka bërë UBT-ja  rreth menaxhimit të zonave ekonomike në vendet e ndryshme të rajonit , Evropës dhe botës.

 

“Është kërkesë por edhe një sinjal nga eksperienca e vendeve tjera,  se zonat ekonomike mund të gjenerojnë një zhvillim ekonomik për të cilin vendi jonë ka shumë nevojë”, tha Presidenti  UBT-së, Edmond Hajrizi, gjatë takimit në fjalë.

 

I pari i UBT-së, z. Hajrizi,  me theks të veçantë,   në  takim prezantoi edhe  eksperiencat  e marra nga një varg vizitash që ditë më parë i bërë në Republikën e Gjermanisë, pikërisht në parkun më të madh dhe më të suksesshmin që ka ky shtete,  si parkun teknologjik të Dortmundit,  dhe disa ndërmarrjeve të tjera.

 

“Qëllimi i vizitës ishte që të merren praktikat e mira rreth menaxhimit të zonave ekonomike pasiqë,  nga përvojat dhe nga praktikat e mira mund të krijojmë një vizion më të qartë rreth asaj se si në të vërtetë mund të menaxhohen më mirë zonat ekonomike , dmth,  cili model do të ishte më i miri për rastin e Kosovës”, tha Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. 

 

Gjithashtu,  në takim janë prezantuar edhe modelet e kompanive menaxhuese për zonat ekonomike dhe aspekti ligjor për krijimin e këtyre kompanive rreth të cilave u zhvillua një debat nga të gjithë pjesëmarrësit të cilët kontribuuan me eksperiencat e tyre profesionale rreth menaxhimit të zonave.

Si rezultat i debatit të frytshëm,  ishte se pjesëmarrësit në parim janë pajtuar që kompania që do të menaxhoj zonat ekonomike në Kosove të jete publike dhe një pjesë të serviseve të kryhen nga kontraktori privat, megjithatë kjo ishte vetëm një rekomandim dhe për këtë çështje do te diskutohet në takimin  e ardhshme të grupit punues i cili do mbahet javën që vjen, pikërisht  më 15 shkurt  2011, po në të njëjtin ambient.

 

Pjesëmarrësit në debat në këtë grup punues ishin nga institucionet si: MTI-AMNVM, ZKM, MEF, MEF,  MEF, MEF, MTI-AMNVM, MTI-AMNVM, MTI-AMNVM, MTI-AMNVM, MTI-APIK –MTI – MAPL, Asociacioni i Komunave, Qendra për Zhvillim Regjional, Qendra për Zhvillim Regjional,  Qendra për Zhvillim Regjional, Qendra për Zhvillim Regjional, Qendra për Zhvillim Regjional, Oda Ekonomike e Kosovës,  Aleanca Kosovare e Biznesit, Oda Ekonomike Amerikane , Banka Botërore, etj.