Një ”fast-food” me peshkun si ushqim kryesor – ide e studentëve të UBT-së

24/02/2015

Biznes-plani “Fish n’ Chips”, i punuar nga studentët e vitit të tretë në Fakultetin për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Pajtim Shala, Faton Latifi, Leutrim Sopjani, Daut Ibrahimi dhe Shpend Zhuja zuri vendin e dytë në garën e organizuar në kuadër të Projektit për Ndërmarrësi të përkrahur nga Ambasada e SHBA në Prishtinë.

Në emër të anëtarëve të grupit, Pajtim Shala flet për rrjedhën e përgatitjes së këtij biznes-plani. Ai thotë se ideja ka nisur nga fakti se ai ka punuar në një “Fish n’ Chips” në Irland, ndërsa është realizuar duke u nisur nhga fakti se në Kosovë mungon një “fast food” me përbërës kryesor të peshkut.

“Biznes-plani ynë është biznes familjar, nuk kushton shumë, si dhe në Prishtinë lehtë mund të gjenden punëtorë me përvojë pune si në tigan për zierje, skarë, ashtu edhe picamen. Ne kemi menduar që realizimin e idesë sonë ta praktikojmë duke ftuar miq të shumtë të pronarëve. Lokacioni nuk do të jetë në shesh, për shkak se çmimet e qirasë janë shumë të larta, por në rrugën Agim Ramadani”, diku nga Teatri Kombëtar e deri te Fakulteti Ekonomik. Në këtë lokacion kemi katër ndërtesa qeveritare, disa kolegje private, si dhe shumë banorë që jetojnë përreth”, thotë Shala.

 

Zbatimi i këtij plani nuk do të kushtojë më shumë se 15.000 euro dhe ne jemi shumë optimistë se kjo mund të bëhet, pasi që një ushqim i tillë mungon në tregun tonë. Po ashtu çmimet nuk janë të larta, mirëpo janë të arsyeshme për biznesin tonë.