Nisi punimet konferenca shkencore e studiuesve të rinj të UBT-së

12/06/2012

 

Prishtinë,  12 qershor 2012 – UBT, në bashkëpunim më të gjitha njësit akademike që ka ky Institucion i lartë arsimor, ka organizuar  Konferencën e Parë shkencore  të studiuesve të rinj.

 

 

Në këtë konferencë është paraqitur një numër i madhe  i studiuesve të rinj  me  punimet e veta profesionale  shkencore- hulumtues nga lëmit e ndryshme.

 

 

Përveç studentëve të UBT , po marrin pjesë edhe profesorë edhe  mysafirë dhe ekspert të lëmive të ndryshme, jo vetëm lokal por edhe atë ndërkombëtar.

 

 

Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në fjalën e tij shprehu bindjen se organizimi i kësaj konference, është një mundësi për studentët  e rinj që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca në disiplina, tradita dhe perspektiva të ndryshme si dhe të ndërlidhen me qeshjet shkencore. 

 

 

 

“Komisioni për vlerësimin e punimeve ka vendosur se hulumtimet  e prezantuara në këtë konferencë,   në një të ardhme të afërt do të publikomë në revistën e UBT”, tha Dr. Petrit Shala.

 

 

Jo vetëm Leonita Arllati, e cila sot ka prezantuar hulumtimin e saj “Komunikimi me WIRELESS” dhe Shkurta Haliti me temën “ Topologjia e rrjetit”, por edhe studentët tjerë ndihem  të privilegjuar meqë u ka dhënë mundësia të prezantojnë punime dhe të shprehin aftësitë e  tyre në një ambient të mirëfilltë shkencor.

 

 

Punimet e Konferencës  po zhvillohen në objektin e UBT,  dhe do zgjasin deri më 16 qershor 2012, në gjashtë sesione,   dhe në këto disiplina si nga ekonomia dhe  biznesi, arkitekturë,  juridik, kompjuterizim  e mekatronikë, etj.