
Ngushëllime të thella nga UBT për viktimat në Austri
12/06/2025Në emër të UBT-së dhe rektorit Prof. Dr. Edmond Hajrizi, shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe solidaritetin më të sinqertë ndaj Ambasadorit të Austrisë, qytetarëve të Austrisë, familjeve të viktimave të kësaj tragjedie të tmerrshme.
“Me gjithë dhimbjen më të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat e kësaj tragjedie në Austri. Zemrat tona janë me familjet dhe të afërmit e tyre në këtë moment të vështirë. Qoftë paqja dhe forca me ju në këto orë të rënda,” tha rektori Hajrizi në telegramin e ngushëllimit.
Në këto momente dhimbjeje dhe vështirësie, qëndrojmë pranë jush me zemër dhe mendje, duke ju uruar forcë, durim dhe paqe shpirtërore. Humbja e jetëve të pafajshme na trondit të gjithëve dhe na kujton sa e çmuar është jeta dhe bashkëpunimi njerëzor.