Nga UBT në Zvicër – Studenti i Shkencave Kompjuterike, Jon Ramadani në eventin më të madh të teknologjisë në Evropë
02/04/2026Jon Ramadani, student i Shkencave Kompjuterike në UBT, është punësuar si Software Developer në kompaninë Syntech Solutions AG, ku po zhvillon aftësitë e tij në projekte reale dhe inovative.
Së fundmi, ai ishte pjesë e Start Summit në Zvicër, një nga eventet më të mëdha të teknologjisë, startup-eve dhe sipërmarrjes në Evropë. Në këtë event, Joni prezantoi Swizz.ai, një platformë që mundëson krijimin e website-ve dhe përmbajtjes për rrjete sociale me ndihmën e inteligjencës artificiale.
Pjesëmarrja i dha mundësinë të lidhet me investitorë dhe startup-e të ndryshme. Ai mori gjithashtu ide dhe feedback të vlefshëm për zhvillimin e mëtejshëm të produktit.
Ky është një shembull i qartë se si studentët e UBT-së po arrijnë të depërtojnë në tregun ndërkombëtar të teknologjisë përmes punës dhe përkushtimit.