Nga UBT në skenën globale: “Sentinel Cyber Defense” – Historia e suksesit të Driton Shalës në ShBA

16/05/2025

Driton Shala, një ndër studentët e parë të diplomuar në UBT, është sot një nga emrat më të shquar në fushën e teknologjisë dhe menaxhimit të sigurisë kibernetike në nivel global.

I njohur për përkushtimin e tij ndaj inovacionit, etikës profesionale dhe zhvillimit të vazhdueshëm, ai ka ndërtuar një karrierë brilante që kulmon me themelimin dhe drejtimin e kompanisë së suksesshme amerikane Sentinel Cyber Defense.

“Sentinel Cyber Defense” – Revolucion në sigurinë kibernetike

Driton Shala është CEO i Sentinel Cyber Defense, kompani e specializuar në mbrojtjen kibernetike proaktive, e cila ka përmbysur mënyrën tradicionale të reagimit ndaj sulmeve kibernetike. Produkti inovativ i kompanisë – “Bulletproof Cyber Security Vest” – përfaqëson një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj sigurisë digjitale: nga mbrojtja reaktive, në parandalim të plotë të kërcënimeve.

Ky “jelek antiballistik” virtual është krijuar për të funksionuar si një mburojë e padukshme, që mbron organizatat nga sulmet para se ato të ndodhin. I zhvilluar në laboratorin e specializuar të kompanisë, ky produkt përfshin teknologjitë më të fundit dhe është tashmë një standard i ri në industrinë globale të sigurisë digjitale.

Një ekip elitar dhe mbi 1000 raste të zgjidhura

Sentinel Cyber Defense përbëhet nga një ekip me mbi 150 vite përvojë të kombinuar nga profesionistë të drejtësisë dhe ekspertë të forenzikës digjitale. Me mbi 500 klientë dhe më shumë se 1000 raste të suksesshme të zgjidhura, kompania e Driton Shalës është shndërruar në një pikë referimi për sigurinë në botën moderne të teknologjisë.

Suksesi i kurorëzuar me çmime ndërkombëtare

Në vitin 2025, Sentinel Cyber Defense u vlerësua si “Zgjidhja më e mirë për Siguri Kibernetike në Shtetet e Bashkuara” nga Best of Best Review, një nga vlerësimet më prestigjioze në industrinë e teknologjisë. Ky çmim i dhënë për produktin “Bulletproof Cyber Security Vest” dëshmon vlerën e veçantë që sjell kjo kompani në një botë gjithnjë e më të rrezikuar nga krimi digjital.

Nga UBT në Columbia University e deri në lidershipin global

Paralelisht me suksesin e kompanisë, Driton Shala mban edhe pozitën e Menaxherit të Prokurimit në Teachers College, Columbia University – institucioni më prestigjioz i edukimit pasuniversitar në ShBA. Aty, ai ka udhëhequr transformime të rëndësishme teknologjike dhe strategjike në sistemin e prokurimit.

Ai është gjithashtu President i Kapitullit për Amerikën e Veriut (që përfshin ShBA, Kanadanë, Brazil, Meksikë) të CIPS dhe anëtar i PMI, duke kontribuar në përparimin e fushës së prokurimit dhe menaxhimit të projekteve në shkallë ndërkombëtare.

Një ambasador i vlerave të UBT-së në botë

Përvojat e shumta, suksesi ndërkombëtar dhe përkushtimi i tij për të sjellë risi në fushat më kritike të teknologjisë e bëjnë Driton Shalën një prej figurave më të dalluara të diasporës shqiptare në ShBA. Ai është mishërimi i vizionit të UBT-së: arsim cilësor, lidership global dhe ndikim pozitiv në shoqëri.

Sot, historia e Driton Shalës është një frymëzim për brezat e rinj që ëndërrojnë të arrijnë sukses në skenën botërore duke filluar nga Kosova. Ai është shembulli konkret se si një ide, një vizion dhe një diplomë nga UBT mund të çojnë në ndërtimin e një kompanie që ndryshon botën.