Nga UBT në Itali: Një rrugëtim suksesi akademik i studentes së Arkitekturës, Sümeyye Toska

29/10/2025

Sümeyye Toska, ish-studente e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, sot po ndjek studimet Master of Science in Architecture – Built Environment and Heritage në Politecnico di Milano, një nga universitetet më prestigjioze në Evropë.

Gjatë procesit të aplikimit për master, Sümeyye është pranuar në disa universitete të njohura evropiane, përfshirë Universitetin e Firences (Università degli Studi di Firenze) — një dëshmi e qartë e cilësisë së përgatitjes që ajo mori në UBT.

“Kjo për mua ishte një dëshmi e fortë e bazës akademike që ndërtova në UBT – një përgatitje që më ka bërë konkurruese në çdo nivel ndërkombëtar. Sot, në Politecnico di Milano, e ndjej plotësisht vlerën e formimit që më ka dhënë UBT, që më bën të përballoj me sukses çdo sfidë akademike”, shprehet Sümeyye Toska.

Ajo thekson se suksesi i saj është fryt i përkushtimit dhe profesionalizmit të profesorëve të UBT-së, të cilët krijojnë një ambient të dijes që përgatit studentët jo vetëm për tregun vendor, por edhe për atë ndërkombëtar.

Sot, në kuadër të Built Heritage Design Studio në Politecnico di Milano, Sümeyye vazhdon të zhvillojë punë praktike e kërkimore, duke përfaqësuar me krenari UBT-në në arenën akademike evropiane.

“Jam me të vërtetë krenare që përfaqësoj UBT-në në një universitet si Politecnico di Milano, duke treguar se cilësia që kultivohet në UBT është në nivelin më të lartë evropian”.