Nga UBT në Gjermani si programere në “Google” – Historia frymëzuese e studentes Erëmira Kastrati

28/12/2023

Në një histori frymëzuese, Erëmira Kastrati, studente në nivelin master në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, tregon për rrugën e saj nga studimet në UBT deri në një pozicion të rëndësishëm në kompaninë “Google” në Gjermani.

Erëmira zgjodhi UBT-në për studimet e saja me një bindje se ofron një mjedis studimi të përshtatshëm dhe infrastrukturë moderne. Përvoja e saj në UBT i siguroi një bazë të fortë dhe një kuptim të thellë të shkencës kompjuterike dhe inxhinierisë.

“Në UBT mora shumë bazë të fortë, forcë, mbështetje dhe u vërtetova që programi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri është fushë e kompletuar e ekspertizës së botës teknologjike dhe informative dhe ndikon në formimin e specialistëve po të kësaj fushe”, ka thënë Kastrati.

Ermira punon si programere Softueri IT në Mynih të Gjermanisë, në kompaninë e njohur “Google”. Ajo tregon se është e kënaqur me ambientin e punës, suksesin e arritur, dhe interesimin e vazhdueshëm në fushën e IT-së dhe programimit.

Erëmira Kastrati tregon se suksesi kërkon përkushtim dhe punë të vazhdueshme, por gjithçka është e arritshme për ata që kanë motivim dhe vullnet.

Historia e Erëmira Kastrati është një shembull frymëzues i suksesit të arritur përmes përpjekjeve dhe vendosmërisë në rrugën e dijes dhe karrierës profesionale.