Në UBT u zhvillua punëtoria mbi Mësimin e Thellë (Deep Learning)

13/02/2023

Në UBT, Fakulteti Juridik në bashkëpunim me Fakultetin e Psikologjisë dhe Kolegjin ESLG kanë organizuar një punëtori mbi Mësimin e Thellë (Deep Learning).

Në këtë trajnim, profesori i Fakultetit Juridik në UBT dhe i Kolegjit ESLG, Visar Hoxha trajtoi para të pranishmëve konceptet e mësimit të thellë, duke shtjelluar në detaje metodat e të mësuarit të cilat mund të jenë: i mbikëqyrur, gjysmë i mbikëqyrur ose i pambikëqyrur.

Në kuadër të këtij trajnimi, profesoresha e Fakultetit të Psikologjisë, Deniz Celcima, trajtoi temën: “Si të nxitet motivimi i brendshëm dhe ai i jashtëm i studentëve (Intrinsic and Extrinsic Motivation)”, duke u shpjeguar të pranishmëve nevojën dhe rëndësinë e motivimit të studentëve për të mësuar.

Profesoresha e Fakultetit të Psikologjisë, njëherit psikologe klinike, Vjollca Shahini, ka diskutuar rreth nxitjes së koncentrimit të studentëve (Attention regulation), si dhe rreth ngarkesave kongnitive (Cognitive Load) për një mjedis nxitës të mësimit të thellë.