Në ANV-në e SHKI-së po mbahet kursi për Gaming

12/07/2019

Me aktivitete të shumta dhe të llojllojshme ka vazhduar punimet Akademia e Shkenca Kompjuterike, ku po marrin pjesë qindra të rinj të vendi dhe rajoni.

 

Në ANV-në e SHKI-së është duke u mbajtur edhe kursi në lëndën “Gaming”, me ligjërues nga industria dhe profesorë të UBT-së.

 

Themeluesit e kompanisë Sigma XP, Agnesa Belegu dhe Lekë Sahtqija, si dhe asistentja në UBT, Vesa Morina, punuan në studentët në grupe, ku secili grup do të realizojë një projekt që do të prezantohen në fund të akademisë së SHKI-së.

 

Më pas, ligjëruesja në Universitetin Teknik të Sofjes, Galia Marinova. Ajo ka prezantuar ligjëratën më temë: “Modelling and Simulation”.

 

Ndërkohë, kanë përfunduar ligjëratat për Front End and WordPress Theme Development, të mbajtura nga ligjëruesi Shyqeri Gashi. Në fund, studentët mbrojtën projektet e krijuara në sistemin WordPress, ku kanë krijuar Theme që nga fillimi (from scratch).