Në ANV-në e Ndërmarrësisë ligjërohet për patentimin e ideve dhe sipërmarrjet në Kosovë

15/07/2019

Në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka ligjëruar drejtori i Agjencisë së Pronësisë Industriale, Nezir Gashi.

 

Ai gjerësisht ka folur për Patentat dhe Inovacionin, ku tha se kreativiteti dhe inovacioni mund të mbrohen vetëm me të drejtën e autorit përmes patentimit të ideve.

 

Më pas, ka ligjëruar edhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinator i politikave, Irfan Lipovica, ku diskutoi mundësitë e sipërmarrjes në Kosovë si dhe për shfrytëzimin e këtyre mundësive.

 

Akademia e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit po zhvillon aktivitetin e vet me pjesëmarrës të shumtë, në të cilën po ligjërohen tema tejet interesante.