Në ANV-në e Mekatronikës ligjërohet për industrinë 4.0

09/07/2019

“Industry 4.0”, është tema që u trajtua në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Mekatronikës në UBT, ku morën pjesë dhjetëra pjesëmarrës nga vendi dhe më gjerë.

 

Ligjërata u mbajt nga profesori në UBT, Ylber Limani, i cili u tregoi pjesëmarrësve trendin e automatizimit dhe shërbimit të të dhënave në teknologjinë prodhuese.

 

Në ANV-në e Mekatronikës, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë tema aktuale dhe mjaft interesante në fushën e mekatronikës. Në këtë shkollë verore do të diskutohet për printerët 3D, PLC, Linjat Prodhuese, IoT, etj.