Në ANV-në e Dizajnit të Integruar ligjërohet për hapësirat publike dhe mbahet Vek Workshop

10/07/2019

Në ANV-në e Dizajnit të Integruar ka ligjëruar sot arkitektja e diplomuar në Universitetin Sapienza në Romë, Nikki Murseli.

 

Ai ka ligjëruar temën: “Hapësirat Publike dhe e Drejta për Qytet”, i cili ka diskutuar hapësirat publike të qyteteve, si dhe për rivitalizimin e hapësirave publike nëpërmjet aplikimit të aktivizmit qytetar.

 

Murseli është një nga aktivistët që punuan në funksionalizimin e hapësirës së braktisur “Termokiss”, në Prishtinë, që tashmë është shndërruar në qendër shoqërore dhe kulturore.

 

Akademia ka vazhduar punimet me Vek Workshop-in e mbajtur nga ligjëruesja në UBT Cennet Lika dhe prodekanja e Fakultetit Dizajn i Integruar, Aferdita Statovci.

 

Në kudër të këtij workshopi është përdorur arti i Vekut dhe Fiberit, Statovci dhe pjesëmarrësit kanë diskutuar bashkërisht për problemet kulturore, folën për feminizmin, politikën dhe aspekte familjare.