Ndërtimtaria dhe Infrastruktura kontribuojnë me tema risi në ANV

14/07/2016

Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, të enjten, nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe infrastrukturës ligjëruan inxh. dipl. i Teknologjisë, Burhan Murati – Kompania “Knauf-Radika AD” – Dibër, më temë “Prodhimi i allçisë dhe produkteve nga allçia”. Ligjërues i radhës ishte përfaqësuesi i “Knauf” nga Shqipëria, inxh. Ervin Mici, më temë: “Izolimi akustik i objekteve”.

Në sesionin e dytë ligjërata pati nga PhD. Cand. Anjeza Alaj, më temë: “Përdorimi i hirit të Kosovës dhe atij Japonez në Beton”. Pastaj professor dr. sc. Hysen Ahmeti ligjëroi temën: “Aplikimi i softuerve në gjeoteknikën inxhinerike”. Profesori, dr. sc. Hazir Çadraku, ndërkaq, e përmbylli ditën me temat: “Studimet gjeologo-inxhinierike për veprat e ndryshme inxhinierik” dhe “Ndërtimi i hartave të vulneraibilitetit (ndjeshmërisë) për mbrojtjen e ujërave nëntokësore”.


Një ditë më parë studentët dhe profesorët e ANV-së vizituan fabrikën IMK – “Mabetex”. Profesori Feti Selmani, njëherësh drejtor i Fabrikës shpjegoi për proceset teknologjike dhe konstruktive që realizohen për prodhimin e profileve të çelikut.


Gajtë ANV-së janë paraqitur me ligjërata edhe prof.dr. Nol Deda, tema: “Faktorët që ndikojnë në sigurinë rrugore”. 
Eksperti i betonit dhe materialeve ndërtimore, PhD Cand., Driton Kryeziu ligjëroi në temën: “ Sistemi “New Jersey” , “Barrierat e Sigurisë për Ura, Viadukte Dhe Autostrada – Sipas En 1317”, ku u paraqitën edhe testime mbi efiçiencen e tyre në sigurinë që ofron ky sistem. Znj. Arlinda Rushaj Sadiku konfirmpoi rëndësinë e Planifikimit Hapësinor. Me inovacione të materialeve për konstruksione dhe infrastrukturë e përmbyllën PhD. Cand. Besa Jagxhiu dhe PhD. Cand. Bekim Bajrami.