
Ndërron jetë Prof. Dr. Naser Kamberi – la gjurmë të pashlyeshme në formimin e brezave dhe në ndërtimin e dijes në shoqërinë tonë
17/05/2025Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Naser Kamberit – profesor i shquar, studiues i palodhshëm dhe figurë e rëndësishme e arsimit dhe shkencës në vendin tonë. Gjatë gjithë jetës së tij akademike dhe intelektuale, ai la gjurmë të pashlyeshme në formimin e brezave dhe në ndërtimin e dijes në shoqërinë tonë.
Në emër të Rektorit Prof. Dr. Edmond Hajrizi, stafit akademik, studentëve dhe të gjithë komunitetit të UBT-së, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella për familjen Kamberi, të afërmit, miqtë dhe bashkëpunëtorët që ndanë jetën dhe punën me të ndjerin.
Prof. Dr. Naser Kamberi ka qenë ndër bashkëpunëtorët e parë dhe më të përkushtuar që nga fillimet e programeve akademike në UBT, duke dhënë kontribut në ngritjen e standardeve të arsimit dhe në zhvillimin e kapaciteteve shkencore të institucionit.
Humbja e tij është një boshllëk i madh për të gjithë ne, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe një frymëzim i përhershëm.