
Ndahet nga jeta profesori i UBT-së, Lutfi Bina
13/01/2019Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 65 vjeçare profesori në UBT, dr Lutfi Bina.
Ikja e tij do të jetë mungesë e madhe për institucionin dhe studentët, shumë gjenerata të të cilëve mësuan aq shumë prej tij.
Ai ishte personalitet i shquar i botës akademike, i cili ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të çmushem në fushën e elektroenergjetikës.
Prof.dr Lutfi Bina u lind në vitin 1954. Shkollën e mesme e kreu në Kumanovë, të lartën dhe studimet posuniversitare në Universiteti i Prishtinës, kurse doktoratën e mbrojti në Ss Cyril and Methodius Universit, në Shkup.
Ai ishte ligjërues në shumë institucione të arsimit të lartë publik dhe privat.
Është autor i disa librave shkencorë dhe shumë artikujve në revista shkencore.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet pas faljes së drekës, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan.
UBT i shpreh ngushëllime familjarëve, studentëve dhe kolegëve të të ndjerit.