Në UBT u organizua ligjërata Strategjia e Komunikimit

26/04/2012

 

Prishtinë  25 prill 2012-   Para studentëve të vitit të III- të,  në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT-së, në lëndën “Komunikimi i integruar në marketing” te  Uragan Alija,  mysafir i radhës  ishte  Seremb Gjergji,  i cili më konkretisht foli për “Strategjinë e komunikimit”.

z. Gjergji tha se para çdo vendimi, plani apo procesi është mirë që secili individ, grup, kompani apo institucione të ketë një strategji për komunikim dhe strategjia duhet të ketë në focus pikën në fund të tunelit – finalen. Lidhur më këtë temë ai citoi disa shembuj por më konkretisht   shpjegoi për strategjinë e komunikimit për  garën për President të vendit, i cili tha se  është mirë që të merren parasysh strategjitë e fushatave të ndryshme nëpër botë dhe të aplikosh më të mirën për planin tuaj. 

“Unë kam bërë bashkë tri teknika që përbëjnë një strategji më të avancuar dhe ndryshe nga ato që deri me tash janë prezantuar në Kosovë.  Kam ngërthyer Strategjinë Amerikane – në fushën e komunikimit, Strategjinë Evropiane, në fushën e planit dhe deklarimeve afatgjata për të ardhmen dhe Strategjinë e Traditës dhe Kulturës Shqiptare, ku respektohen normat, traditat dhe zakonet shqiptare”.  Në terren kjo Strategji që në fillim është shoqëruar me një komunikim online përmes www.seremb.com dhe rrjeteve sociale si Facebook, Twitter, Google+, Linkedin, Youtube dhe Ustreeam.  Poashtu, një element tjetër është edhe IMAZH-i/BREND-i i cili krijohet dhe mbi të cilin ndërtohet edhe plani i fushatës. 

 

Më konkretisht z. Gjergji tha se sot askush nuk mund të bllokoj qëndrimet e askujt. Facebook ka 901 milion anëtarë, Twitter rreth 500 milion dhe Gogle+ rreth 300 milion veta. Pra, sot askush nuk mund t’iu ndaloj apo censuroj në qëndrimet tuja. Madje me Youtube dhe Ustreem etj. 

 

Ai me studentët diskutoi gjatë edhe për  imazhin,  dhe si shembull prapë e citoi imazhin e vet  për President,  dhe e elaboroj në detaje ku  tha se simboli i cili do ta përfaqësoi Seremb Gjergjin në garën për president është një IMAZH/BREND i cili me vijat dhe finesat e saj përfaqëson unitetin e shtetit të Republikës së Kosovës, sigurinë, pasurinë dhe më e rëndësishmja mirëqenien e popullit që është në lëvize drejtë perëndimit, me thes të veçantë drejtë Bashkimit Evropian.
Bashkdyzimi, apo kompilacioni i dy ngjyrave “Kaltër dhe Ari” e shkrirë në letër të bardhë përfaqëson vlerën dhe idenë e thjeshtësisë dhe krenarisë së shtetit tonë. Poashtu ky IMAZH, përfaqëson pasurinë e Kosovës me ngjyrë ari. Kaltërsia, paraqet vlerat e shprehura në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës për paqe dhe prosperitet, si vend me potencial të madhe njerëzorë dhe resurse natyrore. Rruga e yjve ka filluar të hyj në hark që do të na çoi në rrethin e përgjithshëm të BE-së, duke mos lënë vlerat kulturore dhe historike të Kosovë. Por edhe duke mos e lënë anash aleatin dhe mikun tonë Amerikën me yje dhe vija. Viktoria (Victoria – Fitorja), në mënyrë moderne përfaqësohet në këtë IMAZH. Është vizioni presidencial për të ardhmen. Është Rrethi i Artë që Sillet për Kosovën.

 

Po ashtu për z. Gjergjin edhe platforma për poste  përmes ueb faqes dhe përmes rrjeteve sociale shpërndahet nëpër tërë globin dhe mund të ofrojmë qasje në Platformën tuaj në të gjithë globin, kudo qofshin ata. 

“Përmes Ustreeam ju mund ta keni televizionin tuaj nga i cili mund të transmetoni sa here të doni dhe si të doni. Duke e lidhur këtë me imazhin tuaj ne ueb faqe tuaj dhe në rrjetet sociale, ju i keni hapur vetës dyer dhe mundësi të reja komunikimi pa u varur në mediat e zakonshme. Por, gjithmonë edhe mediat tradicionale janë të nevojshme”.

Mos harroni se suksesi varet nga puna dhe angazhimi juaj. Strategjitë më të mira të botës dështojnë, nëse ju nuk punoni, përfundoi ai.