Në UBT u organizua ligjërata Anëtarësimi i Kosovës në WTO

31/03/2011

“Duhet një përgatitje për të pasur një tregti të lirë ,   sistem i cili  funksionon edhe në Evropë,  ky sistem  duhet të vazhdoj edhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të pasur një tregti të tillë dhe pozitive”, tha z.  Douglas J. Cruickshank
Prishtinë, 31 mars 2011-  UBT, vazhdon traditën e organizimit të ligjëratave me personalitete nga jeta publike, si me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare  ashtu edhe me institucionet vendës.

 

Ndaj në këtë vazhdë, Këshilltar për Tregti pranë projektit të USAID-it për përmirësimin e mjedisit afarist,  me theks të veçantë  z.  Douglas J. Cruickshank bashkë me kolegun e tij Garland Boyette, ekspert nga fusha e tregtisë,  sot  para studentëve,  profesorëve , mysafirëve  të  UBT – së  dhe  mediave vendore  mbajti  një  ligjëratën me temën  “Anëtarësimi i Kosovës në WTO, sfidat dhe mundësit”.

 

z. Douglas J. Cruickshank, foli për  kushtet që duhet plotësuar Kosova për të qenë pjesë e OBT-së. “Duhet një përgatitje për të pasur një tregti të lirë ,   sistem i cili  funksionon edhe në Evropë,  ky sistem  duhet të vazhdoj edhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të pasur një tregti të lirë dhe pozitive”, ka përmendur ai. “Ideja për të pasur një bashkëpunim që do të prodhonte benificione për dy shtete ose më shumë që kanë një sistem të mirë bashkëpunimi ndërmjet tyre është krijimi i atyre kushteve që do të krijon një klimë të mirë të tregut”.
Cruickshank ka përmendur edhe  nxitjen e tregut të liberal nga ana e institucioneve shtetërore. “Në emër të Organizatës sonë dua të jap një mesazh se suksesi i një ekonomie të mirëfilltë tregtare është krijimi i një tregu liberal edhe nga ana e qeverisë së vendit tuaj, pra krijimi i një sistemi të lehtë dhe liberal nga Ministria e Tregtisë”, ka thënë ai. “Ju duhet të demonstroni se keni një sistem të atillë që jep mundësi për çdo kënd të futet në tregti por gjithashtu të krijoni një sistem në të cilin paligjshmëria nuk duhet të gjej të vend në ambientin tregtar të Kosovës”.

 

Po ashtu Garland Boyette  ka thënë se Kosova duhet që të prodhojë aktivitet më të shtuar drejt procesit të anëtarësimit në OBT. “Për opinionin tim Kosova nëse dëshiron të jetë pjesë e organizatës duhet të konsideroj që të bëjë aplikimin sa më shpejt. Aplikimi do të tregonte interesimin e Kosovës për të qenë pjesë e tregtisë botërore dhe kjo do të merrej parasysh nga OBT-ja natyrisht”, tha ai.
Kosova  nuk është e njohur nga shumë shtete botërore, por kjo nuk do të thotë që domosdoshmërish ne duhet të presim që të njihet nga të gjitha shtetet për t’u bërë pjesë e Organizatën Botërore të Tregtisë, dhe ky nuk është një argument që ne e marrin parasysh për t’u bërë pjesë e OBT-së”.përfundoi z.  Garland Boyette.