Në UBT u certifikuan 12 kandidatë nga Quality Austria dhe Organizata Evropiane për Cilësi për menaxhimin e Cilësisë

16/03/2010

 

“Personat e trajnuar do të  ndikojnë direkt në rritjen e cilësisë se sistemeve menaxhuese të ndërmarrjeve, laboratorëve dhe institucioneve të Kosovës dhe në rritjen e aftësisë konkurruese të produkteve dhe shërbimeve kosovare në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar,  konform standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha rektori i UBT-së  Edmond Hajrizi gjatë shpërndarjes së certifikatave.

Prishtinë, 15 mars 2010 – UBT në bashkëpunim me Quality Austria nga Vjena, organizoi për herë të parë në Kosovë trajnimin dhe certifikimin e personave për  “Menaxher për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (Quality System Manager)” dhe si “Auditor i Cilësisë (Quality Auditor)”, sipas standardit ndërkombëtar ISO 17024.

Pas gjashtë moduleve të njëpasnjëshëm dhe të suksesshëm, 12 pjesëmarrës të trajnimit në fjalë  me sukses e dhanë provimin pranë një komisioni ndërkombëtar dhe sot kandidatët pjesëmarrës në një ceremoni solemne i morën certifikatat  nga institucionet e akredituar më renome botërore si Organizata Evropiane për Cilësi dhe Quality Austria. Këta personat u  trajnuar  nga Prof. dr. Edmond Hajrizi dhe nga trajnerët tjerë të akredituar dhe të zgjedhur nga Quality Austria.

Gjatë ndarjes së certifikatave rektori i UBT Edmond Hajrizi tha se “Personat e trajnuar do të  ndikojnë direkt në rritjen e cilësisë se sistemeve menaxhuese të ndërmarrjeve, laboratorëve dhe institucioneve të Kosovës dhe në rritjen e aftësisë konkurruese të produkteve dhe shërbimeve kosovare në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar,  konform standardeve më të larta ndërkombëtare”, dhe shtoi se Kosove ka mungesë kuadrosh të fushës në fjalë dhe zyrtarisht në Kosovë në UBT është bërë një  organizmi i tillë dhe do vazhdojmë edhe me tutje me këto trajnime.

 
Ndërsa,  Rexhep Rudari , drejtor i Departamentit të Administratës Qendrore në Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB),  dhe pjesëmarrës i  trajnimit thotë.“Mendoj se të gjitha njohuritë e fituara gjatë trajnimit do ti zbatojmë në jetën tonë të përditshme dhe njëkohësisht konsiderojmë se ky lloj trajnimi ka qenë mjaft i dobishëm për ngritjen e cilësisë në punën tonë,  të cilën aktualisht jemi duke e kryer”
Po ashtu edhe për  Gani Nekaj,  Menaxher në KPMM,  trajnimi e ndihmon në vendin e punës në aplikim të standardëve ISO 9001 dhe besoj se këtë standarde do ti aplikojmë në organizatat tona“,  po ashtu edhe Hidajete Gashi prej kompanisë mjaft profitabile për vendin “Meridian Corperation” gjatë ceremonisë tha se trajnimi ka qenë një përvojë dhe na ndihmon në ngritjen e cilësisë në punën tonë.