Në UBT nisi fushata për mbrojtje e konsumatorit

13/03/2012

Prishtinë, 13 mars 2012. – “Roli dhe rëndësia e mbrojtjes së konsumatorit” ishte tema e radhës, për të cilën, para studentëve dhe stafit akademik vendor dhe ndërkombëtar të UBT, ekspertë si dhe përfaqësues të Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) së Republikës së Kosovës, organizuan debat dhe në këtë institucion e nisën fushatën “Java e konsumatorit”. “Në Kosovë nuk ka informim të mjaftueshëm për mbrojtjen e konsumatorit, por është faza fillestarë dhe shpejti do të kuptohet e drejta personale e konsumatori për në cilindo shërbim”, tha Izer Arifi, udhëheqës i Divizionit për Rregullimin e Tregut në MTI. Ai shtoi parimet bazë së mbrojtjes së konsumatorit e disa nga to janë si bashkëpunimi, koordinimit, kontrolli, mbikëqyrja, vetëdijesimi, edukimi etj. Gjithashtu z. Arifi deklaroi se Kosova e ka ligjin për mortjen e konsumatorit, i cili është në funksion dhe i zbatueshëm, po ashtu edhe i krahasueshëm më vendet e rajonit dhe më gjerë.

 

 

 

“Konsumatori ka të drejtë për ti mbrojtur interesat ekonomike, jetën nga rreziku shëndetin dhe pronën; por konsumatori ka të drejtë ankese për t’u mbrojtur në mënyrë nga më të ndryshme si për kompensime në raste të caktuara edhe për dëmshpërblim. Në Kosovë ekzistojnë mekanizmat institucionale për mbrojtjen e konsumatorit si Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit në MTI, Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, Agjencia e Prodhimeve Farmaceutike, Inspektorati Qendrore i Tregut në MTI , Inspektorati Veterinar dhe Fitosanitar, Inspektorati Sanitar, Inspektorati i për Mbrojtën e Mjedisit, Inspektorati i Bujqësisë dhe në fund Gjykata”, tha ai, duke shtuar se në Kosovë konsumatorin e mbron edhe institucionet më të larta shtetërore si Qeveria e Republikës së Kosovës me ministritë përkatëse si Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Ministria e Financave, Ministria e Pylltarisë Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore; Ministria e Infrastrukturës , Agjencitë tjera qeveritare.

 

 

 

Kurse dekani i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, prof. dr. Musa Limani tha para studentëve se duhet kontrolluar faturën që del nga arka dhe nëse artikullin nuk ka çmim ose me afat të skaduar, duhet të lajmërohen organet kompetente.

 

U përmenden edhe aktivitetet shtesë për mbrojtjen e konsumatorit vendor, siç ai për hartimin e kurrikulave për programin mësimor për mbrojtjen e konsumatorit, në bashkëpunim me UBT dhe MASHT-së.

 

Në fund të vitit të kaluar UBT-ja pati organizuar konferencë me temën “Mbrojtja e Konsumatorit 2012-2014” dhe gjatë saj UBT-ja paraqiti hulumtimin sipas të cilit besueshmëria e qytetarëve për produktet kosovare është e ulët. Ishte konstatuar se nuk ka siguri të mjaftueshme, nuk ka kontroll të mjaftueshëm të atyre produkteve dhe nuk ka traditë të gjatë. Për ta ndihmuar shtimin e besueshmërisë, presidenti i UBT-së Hajrizi pati prezantuar dy iniciativa: Iniciativën për “Quality Kosova” QK, një trup vlerësues për cilësi, si dhe Iniciativën për Zhvillimin e Kurrikulës për Mbrojtjen e Konsumatorit, e cila u patë bërë publike gjatë konferencës në fjalë. Ishte diskutuar mundësia për integrimin e kësaj kurrikule në programet studimore.