Në UBT mbrohen temat e masterit në “Europian Union Integration and Law”

17/12/2009

 

Në UBT mbrohen temat e masterit në “Europian Union Integration and Law”

Dhjetor. – UBT ka shënuar edhe një të arritur në kuadrin e bashkëpunimit me universitete dhe institucione të rëndësishme akademike ndërkombëtare.
Për dy ditë me radhë, në UBT janë mbrojtur temat e masterit në “Europian Union Integration and Law”, një program ky studimi i përbashkët i UBT-së dhe CIFE-s nga Nica e Francës dhe i cili ofrohet për herë të parë në vendin tonë.

 

Kandidatët kanë mbrojtur temat dy ditë me radhë , në UBT, para komisionit të përbërë nga profesorë të CIFE-s, Matthias Waechter e Frederic Lepine, dhe të UBT-së.
Temat kanë përfshirë hulumtime për rrugën e Kosovës drejti integrimit në Bashkimin Evropian, për sistemin e drejtësisë në Kosovës, misionet ndërkombëtare në Kosovë, të drejtat e njeriut dhe tema nga fusha të ndryshme.
Me paraqitjen e tyre në këto tema, kandidatët kanë demonstruar rezultatet e punës së tyre hulumtuese, të bërë në bashkëpunim me mentorët e tyre, punë e cila është vlerësuar lart nga anëtarët e komisionit.

 

UBT vazhdon dhe thellon bashkëpunimin me CIFE-n nga Nica e Francës

 

Dhjetor. – Qendra ndërkombëtare CIFE nga Nica e Francës dhe institucioni privat i arsimit të lartë UBT nga Prishtina kanë konfirmuar në fundjavë vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Drejtues të CIFE-s, Matthias Waechter dhe Frederic Lepine qëndruan në UBT, ku u takuan me Presidentin dr.Edmond Hajrizi dhe diskutuan për bashkëpunimin e deritashëm dhe për vazhdimin e bashkëpunimit.
Me këtë rast, bashkëbiseduesit kanë konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit në ofrimin e programeve master për integrime evropiane, program në të cilin kandidatët mbrojtën me sukses temat e tyre gjatë së premtes dhe së shtunës, në një program që ofrohet për herë të parë në Kosovë dhe më gjerë.
Po, kështu drejtuesit e CIFE-s kanë theksuar se institucioni që ata përfaqësojnë do të ofrojë edhe në të ardhmen bursa në shuma të caktuara për kandidatët kosovarë.