Në UBT ligjërohet për trajtimin e ujërave të zeza

05/02/2018

 

Menaxheri i trajnimeve për ujëra të zeza në Kampin Ushtarak Amerikan “Bondsteel”, Muharrem Salihaj ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e nivelit master të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, i cili ka ndarë përvojat profesionale rreth menaxhimit të ujërave të zeza.

 

Salihaj u ka prezantuar studentëve përvojat amerikane rreth trajtimit të këtyre ujërave, teksa tregoi hapat moderne që duhet të ndërmerr Kosova dhe secili shtet që ka probleme të tilla.

 

Tutje, ai ka thënë se kornizat ligjore që hartohen për këto probleme, sipas tij, duhet të bëhen në atë mënyrë saqë përmbushë kërkesat evropiane dhe përkon me nevojat e vendit.

 

Kampi Ushtarak Amerikan “Bondsteel” vepron në kuadër të KFOR-it amerikan, respektivisht kompanisë KBR, me të cilin UBT ka edhe marrëveshje bashkëpunimi ku palët parashohin që zhvillojnë aktiviteteve në interes të të dyja palëve.