Në UBT filloi viti i ri akademik 2012/2013

09/10/2012

 

  Prishtinë, 8 tetor 2012- Në UBT, me një ceremoni solemne madhështore  për studentët e nivelit bachelore,  të hënën  është hapur viti i ri akademik 2012/ 2013. Ceremonia u hap me antonimin e Himnit të Republikës së Kosovës.

Në ceremoni  morën pjesë, zëvendëspresidenti i  UBT-së, Prof. Dr. Mo Vaziri , dhe  dekanët e njësive akademike,  profesorët, studentët e rinj si dhe familjarët  e tyre.

 Zëvendëspresidenti  i UBT-se, Prof. Dr. Mo Vaziri , u ka dëshiruar mirëseardhje studenteve të rinj në botën akademike, duke shprehur bindjen se ata që nga dita e parë do të angazhohen me intensitet të plotë për të nxënë dijet e reja, rrugë në të cilën UBT do t’i ndihmoj me te gjitha kapacitetet e tij.  

Me këtë rast zëvendëspresidenti i UBT-së, z.Vaziri  i ka prezantuar të arriturat dhe planet për të ardhmen e  këtij institucioni  duke e cekur ngritjen e UBT-së  në të gjitha sektorët e veçanërisht atë të  cilësisë në studime dhe krijimin e kushteve në kampusin e ri arsimor dhe shkencor të UBT-së.  Po ashtu studentëve u uroj  suksese në të ardhmen dhe kërkoi nga ta dhe nga stafi akademik angazhim dhe punë konkrete.

 

Viti i dhjetë që UBT  organizon ceremoni për fillimin e vitit të ri akademik

 

Një fjalë  rasti në këtë ceremoni, ndërlidhur me punën hulumtuese dhe studimore dhe

rezultatet e arritura  në UBT, e ka mbajtur edhe dekani i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi,   Dr. Afrim Loku.  

z. Loku, ka përkujtuar se ky është viti i dhjetë  që UBT-ja organizon një ceremoni të tillë për fillimin e vitit të ri akademik. 

Ai tha  se në  këtë vit të ri akademik 2012/2013 në UBT ,  në këtë Departament dhe në departamentet tjera janë përcaktuar një numër i madh i studenteve të rinj krahasuar me vitin e kaluar, dhe  me ta do punojnë një numër i madh profesorësh vendore e ndërkombëtare, eksperte të fushave të përzgjedhura, ndërkohë që studentet do te kenë në dispozicion salla, kompjuter, laboratorët etj.  Po kështu, si një faktor shumë pozitiv, u  theksuan edhe marrëveshjet e bashkëpunimit  me universitete më prestigjioze në botë dhe Evropë, dhe lëvizjen e studentëve në këto universitete për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme  dhe  njohja e diplomave ndërkombëtarisht,  dhe bashkëpunimin me kompanitë më të rëndësishme në vend dhe më gjerë , që studentëve do të mundësojnë zhvillimin në nivel sa më të mirë të punës praktike dhe punësimit të mëtutjeshëm  

“Cilësia në UBT mbete mbi të gjitha, programet tona të studimeve janë në përputhje të plotë dhe të gjitha standarde evropian dhe amerikane që i shohin në akreditim dhe sistemi i menaxhimit të UBT-së”, tha Dekani z. Loku. . 

 

Studentë të rinj ne presim prej juve që ti bashkoheni sloganit “Top Education  for Top Stundets” , dhe saktësisë “With a Quality”

 

Në ceremoninë e pritjes së studentëve të rinj me një fjalë  u paraqitën  edhe  disa studentë të dalluar  të UBT-së, ku suksesi i tyre  ka nisë në UBT dhe po lulëzon ditë e më shumë.  Sipas Berat Thaqit,   ende pa mbaruar studimet themelore në këtë institucion të lartë të arsimit është  punësuar  në më shumë  kompani më prestigjioze brenda dhe jashtë vendit, edhe ky si koleget tjerë ka vazhduar studimet jashtë vendit.  

 

“Studimet themelore i kamë përfunduar në UBT, në Departamentin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, dhe  pas përfundimit të këtyre  studimet fillova menjëherë studimet  master në Britani të Madhe,  në Universitetin Staffordshire,  dhe u kthehet në Kosovë,  dhe u angazhova  si staf  ligjërues në UBT, për vitin akademik 2012/2013”.

Ai më tej shtonë  se,   puna që bëhet në UBT është  për tu vlerësua e sidomos në aspektin shkencorë ,  për arsye:  se sjellja e stafit  akademik  nga vende e shumta ndërkombëtare,  sigurisht që mundësia e zgjedhjes për dije është  më e  mëdha dhe më kualitative,  dhe aq më tepër,  që  në vendet e zhvilluara,  edukimi dhe përvojat e atyre profesorëve janë shumë më të pasura.

„Nga përvoja ime, dhe kushtet e ofruara në UBT, më kanë ndihmuar shumë në jetën profesionale në zbatimin e njohurive në praktikë.  Kushtet e ofruara nga UBT-ja nuk lëjnë vend për humbje përpjekjesh në gjëra dytësore, por vetëm përqendrim në studime.  Mbetet që ju të punoni, në mënyrë që të sigurohet suksesi profesional pas studimeve“, tha Alban Kaçiu, pjesëmarrës i programit studimeve të Magjistraturës për Administrim Biznesi, që bëhet nga UBT-ja në bashkëpunim me Universitetin e Danubit në Krems (DUK), në Austri, po ashtu Kaçiu ka pëfunduar studimeve bachelor në UBT. 

 

Biznesmeni i njohur kosovar Selim Pacolli në emër të familjarëve tha: “Në  UBT kam regjistruar fëmijën tim, sepse në këtë institucion të lartë arsimor është krijuar një ambient unik në Republikën e Kosovës, një ambient ndërkombëtar, ndërkulturorë, interdisiplinar. Siç po shihet, studimet  në UBT-së kanë një qëllim, e kjo është që çdo studentë të jetë i përgatitur për tregun e  punës”. Në emër të familjarëve z. Pacolli, gjatë fjalimit të tij falënderoj Presidentin e UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizin,  menaxhentin dhe stafin akademik të UBT-së,  për punën e tyre të palodhshme në nivelin akademik, shkencorë e profesional.