Mundësia e transferimit sjell në UBT qindra studentë të rinj-aplikimi ende i hapur

21/02/2018

Procedura për transferim të studentëve në UBT ka filluar tash e disa ditë dhe këtë mundësi, që nga shkurti, kur edhe është hapur afati, e kanë shfrytëzuar qindra studentë.

 

Arsyet e transferimit të tyre janë të ndryshme, por të gjithë i ka afruar me UBT-në niveli i ligjërimit dhe suksesi i studentëve aktualë dhe ish-studentëve, të cilët janë shpërndarë gjithandej në tregun e punës në profesionet për të cilat edhe i kanë përfunduar studimet.

 

Të gjithë studentët e tjerë që planifikojnë të bëhen pjesë e UBT-së përmes transferimit, këtë mundësi e kanë deri më 28 shkurt, kur edhe mbyllet mundësia për transferim, ;por duke i plotësuar disa kushte e kritere paraprakisht.

 

Studentët të cilët duan të transferohen në UBT, fillimisht duhet të plotësojnë formularin për aplikim, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim nga aty ku vinë.
Aplikimi duhet të bëhet individualisht, në zyrën e administratës së UBT-së, ndërkaq të interesuarit për transferim nuk e kanë të nevojshme të marrin leje nga institucionet ku studiojnë aktualisht.

 

Studentët që transferohen, krahas mundësive të panumërta brenda vendit, mund t’i shfrytëzojnë edhe mundësitë e panumërta për vazhdim të studimeve në mbi 250 universitete partnere me të cilat UBT ka marrëveshje, si dhe mundësinë për pjesëmarrje në gara dhe konkurse të ndryshme, që është arritur falë njohjes ndërkombëtare të UBT-së.

 

Vlen të theksohet se në afatin e parë të transferimit të studentëve që ishte në muajin korrik, ngritjen e tyre akademike përmes transferimit ia besuan UBT-së mbi 400 studentë, të cilët dikur studionin nëpër institucione të ndryshme publike e private, ndërsa në tërësi, çdo vit pjesë e UBT-së bëhen mbi 4000 të rinj.