Mundësi të reja ndërkombëtare për studim në kuadër të UBT Global

20/07/2026

UBT Global prezanton një gamë të re programesh profesionale dhe akademike, të krijuara për maturantë, studentë, profesionistë dhe menaxherë që synojnë të avancojnë njohuritë, karrierën dhe kualifikimet e tyre sipas standardeve britanike.

Programet ofrohen në bashkëpunim me OTHM dhe janë pjesë e Kornizës së Rregulluar të Kualifikimeve në Mbretërinë e Bashkuar – RQF. Kualifikimet OTHM janë të rregulluara nga Ofqual dhe mundësojnë vazhdim të mëtejshëm të studimeve në universitete në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera, në përputhje me kushtet e institucionit pritës.

Programet e reja

Niveli 4 – RQF

  •     Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë
  •     Tourism and Hospitality Management
  •     Siguri Kibernetike
  •     Diploma in Cyber Security
  •     Menaxhim i Kujdesit Shëndetësor dhe Social
  •     Health and Social Care Management
  •     Menaxhim Biznesi
  •     Business Management

Niveli 5 – Diploma të zgjeruara

  •     Kontabilitet dhe Biznes
  •     Extended Diploma in Accounting and Business
  •     Teknologji e Informacionit
  •     Extended Diploma in Information Technology
  •     Drejtësi
  •     Extended Diploma in Law
  •     Psikologji
  •     Extended Diploma in Psychology

Niveli 7 – RQF

  •     Menaxhim Strategjik dhe Lidership
  •     Strategic Management and Leadership
  •     Inteligjencë Artificiale
  •     Artificial Intelligence

Çfarë ofrojnë këto programe?

  •     Kualifikime të strukturuara sipas standardeve britanike;
  •     njohuri teorike të kombinuara me aftësi praktike dhe profesionale;
  •     mundësi fleksibile të mësimit, varësisht nga programi;
  •     programe me 120 ose 240 kredi;
  •     mundësi për vazhdimin e studimeve në nivele më të larta;
  •     zhvillim të aftësive të kërkuara në tregun ndërkombëtar të punës;
  •     mundësi për avancim profesional ose ndryshim të drejtimit të karrierës.

Kualifikimet e Nivelit 4 krijojnë mundësi për vazhdim në Nivelin 5 dhe, sipas programit dhe kritereve të universitetit pritës, për progres në studimet Bachelor. Diplomat e zgjeruara të Nivelit 5 përfshijnë 240 kredi dhe përfaqësojnë nivel të krahasueshëm me dy vitet e para të studimeve Bachelor në Mbretërinë e Bashkuar.

Kualifikimet e Nivelit 7 pozicionohen në nivelin e studimeve Master në Kornizën RQF. Për fitimin e një diplome të plotë Master kërkohet vazhdimi dhe përfundimi i komponentit përkatës universitar, zakonisht punimi i diplomës ose programi “top-up”.

Kush mund të shprehë interes?

Thirrja u drejtohet:

  •     maturantëve dhe të rinjve që kërkojnë një rrugë alternative drejt studimeve universitare;
  •     studentëve që dëshirojnë të vazhdojnë studimet jashtë vendit;
  •     profesionistëve që synojnë avancim në karrierë;
  •     menaxherëve dhe drejtuesve të organizatave;
  •     profesionistëve të teknologjisë, biznesit, shëndetësisë, turizmit, drejtësisë dhe psikologjisë;
  •     personave që kërkojnë specializim në Inteligjencë Artificiale ose Menaxhim Strategjik.

Kriteret e pranimit ndryshojnë sipas nivelit dhe programit. Për disa programe kërkohet kualifikim paraprak, përvojë relevante profesionale dhe dëshmi e njohjes së gjuhës angleze.

Shprehja e interesit

Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të informohen rreth përmbajtjes së programeve, kritereve të pranimit, mënyrës së realizimit dhe mundësive të progresit akademik.

Informacionet e hollësishme gjenden në:

UBT Global – Academic Programs apo na vizitoni në UBT në Prishtinë apo na kontakoni në: trajnime@ubt-uni.net

UBT Global – Edukim pa kufij, kualifikime për një karrierë globale.