Mirë se vini në institucionin e lartë arsimor akademik !

24/11/2010

 

Fillon viti i ri akademik 2010/2011 për studentët e studimeve master

Mirë se vini në institucionin e lartë arsimor akademik !

 

UBT, vitin e ri  akademik 2010/2011 për studentët e studimeve master (viti i parë), zyrtarisht e filloi sot më 24 nëntor 2010,  dhe më këtë rast organizoi ceremoni solemne të mbajtur në hollin e objektit të UBT-së në fjalë.

Në ceremoni  morën pjesë,  Presidenti i  UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Zëvendëspresidenti z. Derek Shields, dekanët e fakulteteve,  profesorët, studentët e rinj si dhe familjarët  e tyre.

Rektori i UBT-se, prof. dr. Edmond Hajrizi, u ka dëshiruar mirëseardhje studentëve të rinj në botën akademike dhe shkencore, duke shprehur bindjen se ata që nga dita e parë do të angazhohen me intensitet të plotë për të nxënë dijet edhe me të  reja, rrugë në të cilën UBT do t’i ndihmoj me te gjitha kapacitetet e tij.

Një fjale rasti në këtë ceremoni, ndërlidhur me punën hulumtuese dhe studimore dhe rezultatet e arritura  në UBT, ka mbajtur edhe Zëvendëspresidenti z. Derek Shields.

Ne ceremoninë e pritjes së studentëve të rinj me një fjalë është paraqitur edhe Prof. Dr. Musa Limani , profesor në UBT dhe Dekan  për Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi . Ai ka përkujtuar se për studime në këtë drejtim janë përcaktuar një numër i madh i studenteve të rinj, me të cilët do të punojnë një numër i madh profesorësh vendore e ndërkombëtare, eksperte të kësaj fushe, ndërkohë që studentet do te kenë në dispozicion salla, kompjuter . Po kështu, si një faktor shumë pozitiv, ai përmendi edhe marrëveshjet e bashkëpunimit me kompani te rëndësishme në vend, që do të mundësojnë zhvillimin në nivel sa më të mirë të punës praktike të studenteve.