
Memet Selmani këshillon studentët e UBT-së që të merren me konservim të objekteve të vjetra
16/11/2018Drejtori i Qendrës për Konservim në Republikën e Maqedonisë, Memet Selmani mbajti ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, me ç’rast ligjëroi për konservimin e objekteve arkitektonike në Maqedoni.
Selmani u shpjegoi studentëve për veprimtarinë e institucionit që ai udhëheqë, objektet e konservuara, qasjen e arkitektëve në proces, vendimet për konservim, etj., teksa i këshilloi studentët që të merren më shumë me çështjen e konservimit.
“Ju si gjeneratë e re e arkitektëve duhet të merreni më shumë me trashëgiminë, konservimin dhe restaurimin e objekteve të vjetra”, tha ai.
Selmani ka shprehur edhe interesim për të bashkëpunuar me Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, me qëllim të themelimit të laboratorit për analizë të materialeve të objekteve që restaurohen dhe konservohen.