Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, UBT promovoi librin shkencor Projektimi i Konstruksioneve Arkitektonike

26/11/2012

 

Prishtinë,  26  nëntor  2012- Sot në hollin e UBT,  u organizua promovimi i librit  “Projektimi i Konstruksioneve Arkitektonike”,   të autorit   Prof. Dr.  Binak Beqaj.  

 

Promovimi i librit u organizua me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe  morën  pjesë përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtar nga fusha akademike, politike, studentë, familjarë  etj, 

 

Përveç botuesit  më saktësisht Presidentit  të  UBT-së,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi,     fjalë  rasti  mbajtën edhe recensentët  e  librit  si Prof. Dr.  Fetah Jagxhiu dhe Prof. Dr. Misin Misini. 

 

 

 “Më konkretisht ky libër është bazë e mirë për përcjelljen e njohurive edhe nga fushat e tjera të arkitekturës dhe ndërtimit duke u bazuar në njohurit e fituara për mënyrën e kompletimit të elaborateve të projekteve arkitektonike, njohuritë e mjaftueshme për realizimin e objekteve arkitektonike, bazën profesionale për zgjedhje të drejtë të sistemeve konstruktive dhe ndërtesave, njohjen dhe aplikimin e normave dhe standardeve teknike, njohjen e shkathtësive të profesionit në ndërtim, njohjen me rregullat e projektimet dhe dokumentacionit teknik të nevojshëm përvetësimin e terminologjisë profesionale etj etj ” tha Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi,  njëherit edhe botuesi i këtij  libri,  dhe shtoi se duke qenë që nga fillimi i angazhuar për të ndjekur zhvillimet  e këtij sektori, shpresojmë që autori edhe në të ardhmen do të vazhdoj të japë kontributin e tij duke na dhënë edhe botime tjera nga kjo fushë. 

 

Kurse,  Prof. Dr.  Fetah Jagxhiu,  recensentë i librit “Projektimi i Konstruksioneve Arkitektonike”, tha se, është teksti i parë nga lëmia e arkitekturës, dhe do të jetë bazë e mirë për lëndët e projektimit të ndërtesave në përgjithësi, autori i këtij teksti do të përmendet si autori i parë i një teksti i akademise së lartë nga lëmia e arkitekturës dhe duhet të jetë si shembull edhe për kolegët tjerë të arkitekturës që të  ndjekin shembullin e tij, nga se në lëmin e arkitekturës mungon tërësisht literatura në gjuhën shqipe tek ne në Republikën e Kosovës”, Prof. Jagxhiu shtoi se;  ky tekst përveç që ka pasuruara literaturën , do të ndikojë në lehtësimin e përvetësimit të lëndës nga ana e studiuesve,  si dhe në përmirësimin e suksesit të studentëve, dhe do të jetë i mirëseardhur jo vetëm për studentët e UBT-së por edhe të studentëve tjerë ku kjo lëndë kultivohet. 

 

 

Kurse Prof. Dr. Misin Misin, recensent,   tha se libri  është mjaft i avancuar, i një niveli mjaftë të lart të serioziteti shkencor dhe përfshin më të rejat shkencore si dhe i preferohet të shfrytëzojnë të gjithë studiuesit të arkitekturës e më tej… 

 

 

“Ky libër i përmbush të gjitha kërkesat dhe nevojat e studentëve , hulumtuesve dhe ekspertëve nga arkitektura dhe ndërtimtaria, por besoj se ky libër paraqet një bazë të mirë për punën studimore dhe atë profesionale”, tha autori i librit Prof. Dr. Binak Beqaj, dhe falënderoi UBT për botimin e librit si dhe recensentët si Prof. Dr. Fetah Jagxhiun dhe Prof. Dr. Misin Misinin, të cilët kanë dhënë vlerësimin profesional të direkt  kanë ndikuar në rritjen e cilësisë së librit.  

 

Profesori përshëndeti përzemërsisht botuesin e librit, Prof. Dr. Edmond Hajrizin,  si dhe  mysafirët,  dhe paralajmëroj se së shpejti do ta boton edhe një libra tjerë.   

 

 

Më konkretisht ky tekst i takon lëndëve bazike profesionale . në të janë përfshirë të gjitha elemente e ndërtesave, duke filluar që nga themelet deri te mbulesa e pullazit, kulmit dhe oxhakut. Aty janë dhënë klasifikime e elementeve sipas: destimit, funksionit, llojit të materialeve për materializim të atyre elementeve, formës etj. Teksti përmban edhe mënyrat dhe metodat mbrojtëse si të ndërtesave po ashtu edhe elementeve të saja nga ndikimet e jashtme dhe të brendshme,  janë përshkruar të gjitha llojet e izolimeve duke u nisura nga hidroizolimet, termoizolimete dhe izolimet akustike. Të gjitha këto janë përcjellura me vizatime të bazave, prerjeve dukjeve aksonometrike dhe detaleve të punuara me shumë kujdes dhe përkushtim. Më një fjalë janë dhënë të gjitha elementet që duhet të përfshinë një projekt elektronike duke filluar nga simbolet e shënimit të materialeve, mënyrat e shënimit të dimensioneve si në baza, prerje dhe kuotimet deri te paraqitja e konstruksioneve hapësinore. 

 

Autori Prof. Dr. Binak Beqaj, studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë, kurse të magjistraturës në fushën e Menaxhimit ndërkombëtar  në UBT, kurse ato të doktoratës në fushën e Planifikimit të Menaxhimit Urban i ka përfunduar në Universitetin Teknik të Vjenës –TU, Vjenë.  Është autor dhe bashkautor i 17 hulumtimeve dhe publikimeve shkencore. Është autor i librit “Menaxhimi Urban”, dhe librit të sapopromovuar“Projektimi i Konstruksioneve Arkitektonike”.Autori Prof. Dr. Beqaj është profesor në UBT, në Departamentin e Arkitekturës dhe bartës i detyrave të larta menaxheriale.