Me ligjërata e vizita, mbylli punimet Akademia Ndërkombëtare e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit

17/07/2019

Drejtori ekzekutiv i kompanisë së njohur, “Gjirafa”, Mërgim Cahani, e pasuroi ANV-në e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, duke ndarë me pjesëmarrësit përvojën e njërës ndër kompanitë më të rëndësishme në fushën e teknologjisë në Kosovë dhe rajon.

Ai foli ne lidhje me ndërmarrësinë dhe inovacionin, duke u ndërlidhur me rastin e tij personal dhe të Gjirafa-s.

 

Ndërkaq, në pjesën e dytë, për pjesëmarrësit foli Valon Hyseni, në lidhje me marketingun ndërmarrës, për rëndësinë e marketingut në ndërmarrësi, dhe strategjitë në trend.

 

Akademia Verore në Ndërmarrësi dhe Inovacion u mbyll me vizitën në kompaninë “SCAMPA”, me lokacion në Parkun e Biznesit, në Drenas.

Kompania “SCAMPA” është kompani vendore, lidere në prodhimin e qeseve dhe thasëve të plastikës, që tashmë është duke i rritur kapacitetet prodhuese dhe do ta rris eksportin.

 

Menaxhmenti i kompanisë i njoftoi studentët për sfidat, sukseset, si dhe çështjet tjera që lidhen me operimin e kompanisë në tregun vendor dhe ndërkombëtar.