Me ligjërata e punëtori vazhdon punimet ANV-ja e Dizajnit të Integruar

15/07/2019

Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Dizajnit të Integruar, arkitektja e diplomuar në Universitetin Sapienza në Romë, Nikki Murseli, ka mbajtur punëtorinë e rrallës në Termokiss.

Aty praktikisht diskutuan idetë për rivitalizimin e hapësirave publike.

 

Dizajni i Integruar ka vazhduar aktivitetin e vet me punëtorinë e ligjërueseve Gazmend Ejupi dhe Jakup Ferri. Në këtë punëtori pjesëmarrësit sfiduan vetën duke paraqitur praktikisht idetë me mjete të kufizuara.

 

Pjesë e kësaj akademie janë dhjetëra pjesëmarrës, artistë e studentë, të cilëve në fund do t’u ndahen edhe certifikata.