Më 23 mars, UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën më të madhe në vend “Data Science Hackathon”

20/03/2019

Të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master të universiteteve publike ose private në Kosovë, që njohin sektorin e teknologjisë apo që konsiderojnë se kanë zgjidhje kreative të problemeve në të dhënat dhe punën me big data, këto shkathtësi ata do të munden ti testojnë në garën “Data Science Hackathon”.

 

Kjo garë organizohet nga UBT dhe Raiffeisen Bank, dhe do të filloj punimet më datën 23 mars 2019, me fillim nga ora 09:00.

 

Gara është e përqendruar të identifikojë kandidatët e suksesshëm, prej të cilës do të shpërblehen edhe tre fitues. Vendi i parë do të shpërblehet me 1 mijë e 500 euro, vendi i dytë me 1 mijë euro dhe vendi tretë me 500 euro. Gjithashtu do të ndahen edhe shpërblime të tjera, si pajisje të shumta teknologjike.

 

Ngj

 

Të interesuarit mund të aplikojnë deri më datën 21 mars, në linkun: https://www.eventbrite.com/e/data-science-hackathon-tickets-54691765543?fbclid=IëAR1ivnGFi3Oz50gaxRHzbYl49MvRrOUFa_sNPXTq4f4FAJUrxDYrr7r08OU