Mbylli punimet institucioni i lartë arsimor Veror i UBT-së

31/07/2012

Prishtinë,  31  korrik 2012  –  Në  një ceremoni solemne, organizuar në UBT, të martën mbylli punimet dhe u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave të institucionit të lartë arsimor Veror të UBT-së,   aktivitet  i cili ka pasur  karakter të lartë shkencor ndërkombëtar, nga fusha shkencës dhe teknologjisë më të avancuar.    

 

Institucioni i lartë arsimor Verorë  i UBT-së,  u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UBT, stafin akademik vendorë dhe ndërkombëtar dhe ekspertë, e njohës të mirë të fushës së teknologjisë, me qëllim që t’u ofrohet mbi 76 studentëve pjesëmarrës  të kolegjit një program shumë prestigjioz.

 

“Pjesëmarrësit për tre javë  radhazi dhe me një orar të ngjeshur, kanë ndjekur ligjërata të shumta dhe u informuan rreth zhvillimeve më të fundit nga fusha e shkencës dhe e  teknologjisë më të avancuar, duke u nisur nga ato teorike, dhe praktike si dhe për shumë metodat tjera”, tha para të pranishmëve Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë  ceremonisë solemne,  ku përveç  studentëve e profesorë  të UBT-së, morën pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, personalitete nga jeta politike vendore dhe ndërkombëtare,  etj.

 

Njëri  ndër koordinatorët e këtij aktiviteti, Fisnik Prekazi, tha se studentët mësuan lëndë  të  reja, të cilat  nuk  studiohen në planprogramin akademik  të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike,   dhe përveç njohurive të shumta ata përfituan edhe eksperiencë të punës praktike ngjashëm me punën provuese në kompanitë private në Kosovë. Ai me tej shtoi se,  për dallim nga aktivitete tjera të llojit të tillë  që organizohen në vend dhe më gjerë,   është simulimi i kompanisë  dhe implementimit i sistemeve të IT-së, duke punuar studentët në departamente tëveçanta. 

 

Temat  të cilat u ligjëruan në këtë program si;   konceptet e avancuara në fushat e;   rrjetet e avancuara kompjuterike, Implementimi i sistemeve operative në  Ndërmarrje të vogla dhe të mesme, Implementimi i sigurisë në infrastrukturat e IT-së, Programim për aplikime mobile në platformat  windows phone 7 dhe android, Programimi në aplikime të uebit,  sistemi i inxhinierisë,  etj. 

 

Ky aktivitete me karakter shkencor  është financuar nga UBT dhe punimet e këtij aktiviteti filluan ka mesi i muajit korrik  dhe përfunduan  sot,  më 31  korrik 2012.

 

Përveç vizitave të ndryshme,  të gjitha ligjëratat u mbajtën  paralelisht në hapësirat e UBT, 

 

 Me  një fjalë rasti ceremoninë e ka përshëndetur edhe Selman Haxhijaha, njëri ndër  koordinatorë e këtij aktiviteti,  duke cituar se ky aktivitete do të jete tradicional dhe duke ngritur kualitetin e saj.