Mbyll punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Mekatronikës

bool(false) 27/07/2022

Fakulteti Inxhinieri e Mekatronikës në UBT, ka përmbyllur punimet e Akademisë Ndërkombëtare Verore, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”,  ku u organizuan disa ligjërata me tematikën “Web Development”, qëllimi i së cilave ishte aftësimi i pjesëmarrësve me njohuri bazike rreth zhvillimit të ueb-it.

 

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme në këtë akademi, profesori Xhelal Jashari ka ligjëruar për teknologjitë HTML, CSS dhe JAVASCRIPT ku krahas ligjërimit janë zhvilluar edhe pjesë praktike së bashku me studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë.

 

Ndër të tjera, profesori Endrit Hoxha ka zhvilluar një ligjëratë tematike duke demonstruar një projekt praktik që mundëson kontrollimin e kamerës nëpërmjet dy servo-motorëve dhe leximin e vlerave të temperaturës dhe lagështisë nëpërmjet një senzori nga distanca (nëpërmjet lidhjes WiFi), si dhe ka shpjeguar në detaje si pjesën harduerike ashtu edhe softuerike, e cila ishte e zhvilluar me teknologjitë e ueb-it.