Mbi 100 studentë dhe 50 projekte të prezantuara në KVS

20/07/2016

Konferenca Verore e Studentëve (Student Summer Conference), e mbajtur në Kolegjin UBT, të premten më 15 korrik, ka mbledhur mbi 100 studentë të departamenetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, të cilët kanë prezantuar mbi 50 projekte të lëndëve të ndryshme semestrale.

Në këtë konferencë, e cila tashmë ka bërë traditë pesëvjeçare të organizimit, studentëve u është ofruar mundësia për paraqitjen e projekteve të tyre grupore, si dhe individuale, teksa puna e  tyre vlerësuar nga një grup panelistësh të përbërë nga profesorë të programit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë.

Projektet përkatëse kanë trajtuar laramani temash, duke përfshirë: “Smart Parking Management System”, “Xbee communication – implementation for home automation”, “Kuiz Loja”, “Egnatia”, “Codewaves”, “APPsuperior” etj.

 

Kjo konferencë ka kontribouar  në aspektin e  ngritjes së shkathtësive të studentëve në prezantim, në realizimin e bashkëpunimeve dhe vlerësimit kritik.