Marigona Gashi – Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
06/01/2026“Përvoja në UBT ishte e frytshme dhe më ofroi një bazë të qëndrueshme për zhvillimin tim personal dhe profesional. Kurdo që kam pasur nevojë për ndihmë dhe këshilla, profesorët dhe stafi akademik ishin gjithmonë të gatshëm për të më ndihmuar. Nëpërmjet projekteve dhe punës së grupit, u mora me sfida akademike të cilat më ndihmuan të zhvillojë aftësitë dhe të përfitojë njohuri të reja në fushën time të interesit”.
Për Marigona Gashin studimet në UBT kanë qenë të veçanta për faktin e përqendrimit të tyre në zhvillimin praktik dhe profesional të studentëve, duke përjetuar situata reale dhe duke fituar njohuri të nevojshme për tregun e punës.
“Studimet në UBT janë të veçanta për shkak të përqendrimit të tyre në zhvillimin praktik dhe profesional të studentëve. Profesorët dhe stafi akademik janë të përkushtuar në të siguruar një mjedis mësimor të stimulueshëm dhe në të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike. Përmes projekteve të vërteta dhe bashkëpunimit me komunitetin dhe industrinë, studentët kanë mundësinë të përjetojnë situata reale dhe të fitojnë njohuri të nevojshme për tregun e punës”, është shprehur ajo.
Marigona ka qenë e përzgjedhur si një nga dhjetë finalistet e Fondit Madison Trust, në të cilin ka prezantuar idenë e saj “Think outside the trash”, një ide për të implementuar procesin e riciklimit në Kosovë dhe për të edukuar brezat e rinj për rëndësinë e riciklimit përmes aktiviteteve të ndryshme.
Së fundi, ajo ka qenë e ftuar të flas në një mbledhje “Morning prayers”, ku kam pasur rastin të përfaqësoj Kosovën.