Ligjërata nga profesorë ndërkombëtarë karakterizojnë përmbylljen e Akademisë Ndërkombëtarë Verore të Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT

bool(false) 12/07/2021

Aktiviteti i Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, ka vazhduar me diskutimin për shërbimet dhe teknologjitë Cloud, teksa në ditën e katërt, prof.dr Gorde Daniela Kaplan nga Eskisehir Technical University ka mbajtur ligjëratë me temën “Remote Sending – Eyes on Earth”.

 

Për mundësitë dhe përspektivat e shkencës së gjeoinformacionit për formësimin e jetës sonë të përditshme ka folur prof.dr.eng Lyubka Pashova, nga Bulgarian Academy of Sciences, National Institute of Geophysics, Geodesy and Geography.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, është përmbyllur me ligjëratën e dekanit të Fakultetit Sistemet e Informacionit, Blerton Abazi, i cili ka folur rreth sigurimit të të dhënave, që është një nga temat kyçe në botën moderne.

 

Kjo akademi këtë vit ka mbuluar tema nga fusha të ndryshme, duke filluar nga inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave, mjetet dhe teknikat për përdorimin e inteligjencës artificiale, mundësitë dhe përspektivat e shkencës së gjeoinformacionit për formësimin e jetës sonë të përditshme, e tema të tjera të ndryshme që vijnë nga fusha e sistemeve të informacionit.