
Legjendare Rizanaj, ish-studente e Shkencave Paramjekësore në UBT, tashmë pjesë e Spitalit Rajonal të Prizrenit
29/09/2025Legjendare Rizanaj, ish-studente e programit master Shkencat Paramjekësore në UBT, ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme në fushën e mjekësisë. Aktualisht, ajo është pjesë e stafit të Spitalit Rajonal të Prizrenit, në repartin e Kirurgjisë Maksilofaciale, ku ushtron profesionin në një nga sektorët më delikatë dhe më kërkues të shëndetësisë.
Ky sektor kërkon nivel të lartë profesionalizmi, përqendrim, shkathtësi dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, cilësi që Legjendare i ka dëshmuar në mënyrë të shkëlqyer gjatë punës së saj. Përvoja praktike në sallën e operimit, e kombinuar me formimin akademik në UBT, i ka dhënë asaj bazën e fortë për të kontribuar në trajtimin dhe shpëtimin e jetëve.
Ajo thekson se studimet në UBT, me laboratorë modernë, praktika klinike dhe mentorim nga profesorë ekspertë, kanë qenë vendimtare për zhvillimin e saj profesional. Sot, Legjendarja është një shembull frymëzues i mënyrës se si arsimi cilësor hap dyert drejt karrierës së sigurt dhe të suksesshme.